I kanë vdekur më shumë se 20 bebe, por nuk dorëzohet

  • 19 March 2018 - 18:20
I kanë vdekur më shumë se 20 bebe, por nuk dorëzohet

GRUAJA 'E PAFAT' 

Kerry Hutchinson ka pësuar 16 aborte dhe ka varrosur tre fëmijë

Kerry Hutchinson ka varrosur tre fëmijë, ka mbajtur dy funerale, ka pasur 16 aborte dhe sapo ka humbur fëmijën e 22-të të saj. Por, mjekët thonë se ajo nuk ka probleme shëndetësore, vetëm se është, thjesht, 'e pafat'. Kerry gjithmonë ka ëndërruar që të bëhej nënë, por jeta i ka sjellë vuajtje të shumta. Në një intervistë të prekshme, kjo 35 vjeçare nga Ragli, Stafordshajër, kërkon përgjigje në lidhje me problemet e saj. 

Image

Fëmija i parë jetoi 12 orë 

Kerry-n më së shumti e ka zemëruar letra që ia ka dërguar një doktor, ku thuhet, midis tjerash: "Vërej se keni qenë tepër e pafat". Kerry thotë: 'Kurrë nuk do të pushoj që provuari. Kam nevojë që dikush të më tregojë pse më kanë vdekur të gjitha bebet'. Fëmija i parë, vajzë, i ka jetuar vetëm 12 orë, por shpresa që të bëhet nënë nuk i ka vdekur kurrë Kerry-t. Kjo ish-modele dhe, tani, pastruese, gjithmonë ka dashur që të krijonte familje dhe, interesant, vdekja e vajzës së parë, Paige, vetëm sa ia forcoi këtë dëshirë edhe më shumë. Ajo tregon sesi Paige kishte lindur para kohe, prandaj edhe kishte jetuar vetëm 12 orë. Pasi e kanë kontrolluar, pas lindjes, mjekët që analizonin vdekjen e vajzës Paige-s, vunë re se Kerry kishte kancer të qafës së mitrës. "Ata provuan të ma largonin kancerin me laser, me ilaçe, por më kot, prandaj ata ma hoqën pjesën më të madhe të qafës së mitrës", thotë ajo. Mjekët i thanë Kerry-t që të vazhdonte të provonte të bëhej nënë. Ata i thanë se largimi i qafës së mitrës nuk do t'i shkaktonte asaj probleme në këtë drejtim, por ia tërhoqën vërejtjen se do të kishte zgjerim të hershëm të qafës së mitrës, pasi që fetusi ta arrinte një madhësi të caktuar. Dhe se, bebet e saj do të lindnin para kohe. Ajo përjetoi disa dështime (aborte), por mjekët i thanë se kjo nuk ishte për t'u shqetësuar. 

Image

Vdekja e Lucasit i dërmoi 

Trajtimi i fertilitetit ishte opsioni tjetër, i cili në fillim u tregua i suksesshëm. Ajo ngeli shtatzënë pas vetëm dy muajsh. Por, kur lindi djali i saj, Lucas, në javën e 22-të të shtatzënësisë (para kohe), mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar atë. 'Mori frymë 2-3 herë dhe vdiq', thotë Kerry. 'Ma thau zemrën. Pas vdekjes së Lucasit përjetova krizë nervore. Nuk prisja që do të varrosja fëmijë të tjerë. Vdekja e Lucasit na dërmoi. Për një periudhë prej tetë javësh humba djalin, të dashurin, shtëpinë, punën, humba edhe mendjen, thjesht çdo gjë shkoi si mos më keq. Me javë të tëra qëndrova e mbyllur dhe askush nuk erdhi të më pyeste se si isha. Një ditë dola nga shtëpia, duke marrë me vete pak rroba dhe duke mos e kthyer asnjëherë kokën prapa". Për shkak të humbjes së tre fëmijëve në tremujorin e dytë të shtatzënë- sisë, mjekët ia bënë Kerryt një lidhje trans-abdominale, me qëllim të parandalimit të abortit. 'Isha personi i 16-të në vend që iu bë një procedurë e tillë. Për një kohë nuk mundja të ngelja shtatzënë. Për këtë shkak shkuam me të fejuarin në një klinikë IVF (fekondimi in vitro) dhe, për mrekulli, ngela me barrë. Sipas mjekëve dhe mamive çdo gjë ishte duke shkuar 'shkëlqyeshëm'. Më pas, një ditë shkova në spital për ta bërë një kontroll të caktuar më parë, por më thanë që të shkoja në një spital tjetër. Kur arritëm në javën e 11-të të shtatzënësisë, zemra e bebes nuk rrihte më", rrëfen ajo. 

Image

Ëndrra e Kerry-t 

Kerry dhe partneri i saj, Connell, tani janë duke bërë përgatitjet për atë që do të jetë varrimi i katërt i fëmijëve për Kerry-n. Përkundër tërë traumave dhe zemrës së thyer, ajo refuzon që të dorëzohet. 'Do të bëhem nënë, në këtë, apo në atë mënyrë', insiston ajo. Kerry ka vendosur që ta bëjë publik rastin e saj, për të treguar se nuk duhet kurrë ta humbim shpresën. 'Në vend që të qëndroj në shtratin e spitalit, duke e vajtuar veten rreth diçkaje që nuk mund të ndryshojmë, vendosëm ta hapnim një ueb faqe', thotë ajo. 'Ueb sajti quhet "Kerry's dream" (ëndrra e Kerry-t). Tani, pasi i ka bërë të gjitha analizat e mundshme, Kerry ka shpresa se një test i imunitetit, nga një specialist i reproduktimit në Londër, do t'ia ofrojë asaj disa përgjigje dhe t'ia mundësojë që, përfundimisht, të bëhet nënë. 

(Kosova Sot)