E arritura e fundit e Stephen Hawking-ut

  • 19 March 2018 - 19:40
E arritura e fundit e Stephen Hawking-ut

VDEKJA E SHKENCËTARIT 

Sipas teorisë së multiversit, universi ynë është vetëm njëri prej disave, të krijuar pas Shpërthimit të madh (Big Bang). Punimi shkencor, të cilin Stephen Hawking e përfundoi në shtratin e vdekjes, diskuton idenë sesi mund të masim universet e tjera, duke përdorë një detektor në një anije kozmike. Sikur ky zbulim të ishte bërë më herët, atëherë Hawking do të mund të kandidonte për Nobel, çmim të cilin asnjëherë nuk arriti ta merrte.

Nuk e pati fatin të bëhet nobelist

Thomas Hertog, bashkautor i punimit, me titull "A Smooth Exit from Eternal Inflation" (Një dalje e lehtë nga një inflacion i përjetshëm), tha se i vjen keq që Hawking tani, pasi vdiq, nuk do ta ketë fatin të bëhet nobelist. Të arriturat shkencore të Hawkingut janë interesante dhe nga shumëkush konsiderohen madhështore, por janë vështirë të testueshme, prandaj, si të tilla, kanë dështuar që të shpërblehen me Nobel. Por, sa i përket punimit të fundit të tij, shumë shkencëtarë mendojnë se, përfundimisht, ai arriti përparimin aq të nevojshëm për kozmologjinë. Ata mendojnë kështu kryesisht për shkak se kjo është teoria e tij e parë që mund të testohet.

Ideja e punimit

Carlos Frenk, profesore e kozmologjisë, thotë se më parë nuk ka qenë e mundur që të mateshin universet e tjera. Ajo thotë se, ideja intriguese e punimit të Hawking'ut është se multiversi la gjurmët e tij në rrezatimin mbetës, i cili tejkalon universin tonë, gjë që mund të matet me një detektor në një anije kozmike. Frenk thotë se gjetja e dëshmive rreth universeve tjera, mund ta ndryshojë në tërësi perceptimin tonë rreth vendit tonë në kozmos.

(Kosova Sot)