Miftari:Kosova nuk ka prokuror special, por të gjithë janë aty me detyra nga partitë

  • 19 March 2018 - 21:02
Miftari:Kosova nuk ka prokuror special, por të gjithë janë aty me detyra nga partitë

Të manipuluar nga politika e sheh grevën e Prokurorisë Speciale edhe njohësi i kësaj fushe, Naim Miftari. Sipas Miftarit, Prokuroria Speciale nuk bën asnjë punë, është institucion në letër dhe aspak funksional, i ndikuar nga politika. "Kosova faktikisht nuk ka prokuror special, por të gjithë janë aty me detyra nga partitë, nga bosët e tyre të korruptuar dhe këta nuk dallojnë fare nga prokurorët e tjerë përtacë dhe prokurorët që u shërbejnë bosëve, por jo ligjit. Përkundrazi, prokurorët dhe gjyqtarët e kapur nga nëntoka politike e mafisë janë kundërshtarët më të mëdhenj të ligjit dhe të drejtësisë", theksoi analisti Naim Miftari për "Kosova Sot.

 

(Kosova Sot)