Grabitje si në 'filma' në një argjendari në Prishtinë

  • 19 March 2018 - 21:11
Grabitje si në 'filma' në një argjendari në Prishtinë

Tre të dyshuar kanë kryer grabitje të armatosur në një argjendari në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.

Në pikë të ditës tre persona kryen grabitje në një argjendari në rrugën ‘Bill Clinton’ në kryeqytet por jo për të blerë. Ata kryen një grabitje derisa në një dyqan si shitës ishte një 19 vjeçar.

Në këtë argjendari u vodhën stoli në vlerë rreth 6 mijë euro.

Policia ishte në vendin e ngjarjes dhe se mori pamjet e sigurisë me vete. Edhe zyrtarë të forcave të rendit konfirmuan se po merren me këtë rast.

(Kosova Sot)