Rexhepi:Shpend Ahmeti, nuk ka karakter se për zotin të nesërmen është dashur të japë dorëheqje

  • 19 March 2018 - 23:27
Rexhepi:Shpend Ahmeti, nuk ka karakter se për zotin të nesërmen është dashur të japë dorëheqje

"Jemi mësuar ne gjithnjë me mashtrime dhe me rrena, që 18 vjet ne jemi kështu, cili e ka treguar të vërtetën ose realitetin deri sot këtu, veç me rrena kanë ardhur në pushtet, me rrena derisa e kanë fituar karrigen, si i kanë fituar karriget tani i kanë larguar edhe partitë. Shpendi që dy mandate i fitoi me 'VETËVENDOSJEN' e tash ia ktheu shkelmat edhe Albin Kurtit edhe 'VETËVENDOSJES', tradhti është kjo. Ai nuk ka karakter se për zotin të nesërmen është dashur të japë dorëheqje, por nuk e ka kokrrën e ndërgjegjes", theksoi qytetari Nazmi Rexhepi.

 

(Kosova Sot)