Sopi:Një nga pasqyrat e keqqeverisjes së Prishtinës është dhe Zona Industriale e vërshuar nga uji

  • 19 March 2018 - 23:35
Sopi:Një nga pasqyrat e keqqeverisjes së Prishtinës është dhe Zona Industriale e vërshuar nga uji

Elmi Sopi theksoi se një nga pasqyrat më besnike të keqqeverisjes së Prishtinës është edhe situata në Zonën Industriale, e vërshuar nga uji tash e gati 8 muaj, për të cilën thotë se është një tokë pa zot derisa komuna dhe Shpend Ahmeti e kanë lënë në harresë. "Unë jam pensionist dhe shumë rrallë dal, mirëpo sot është dashur t'i marr çizmet që të dal dhe të kaloj. Ka qenë mirë të dalë edhe kryetari dhe ta shohë se qysh është gjendja, sipas premtimeve të cilat i japin dhe ku i kanë punët, fjalë kanë shumë, por punë shumë pak. Unë sot dola në tregun e veturave në Prishtinë dhe m'u kanë bërë këmbët tërë ujë, sepse tej për tej asfaltit ka vërshuar uji, a është nga ujësjellësi apo nga shiu unë nuk e di, por kjo është mjerim çka po shihet. Unë kam qenë përkrahës i Albin Kurtit dhe i kryetarit të sotshëm (Shpend Ahmetit), që premtimet na i kanë dhënë shumë të mëdha, por punët nuk i kanë sikur që i kanë dhënë premtimet. Nuk di çka të them tjetër, por ka qenë mirë me dalë vetë kryetari që ta shohë", tha Elmi Sopi. Ai thotë se një kryetar si Shpend Ahmeti kurrsesi nuk i duhet tutje qytetit të Prishtinës."I duhet një kryetar me qenë shumë guximshëm, shumë i fortë, ato që i premton edhe për t'i realizojë e jo vetëm premtime", theksoi Sopi për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)