Trump kërkon dënim me vdekje për tregtarët e drogës

  • 19 March 2018 - 23:44
Trump kërkon dënim me vdekje për tregtarët e drogës

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se Amerika duhet të tregohet më e ashpër me trafikantët e drogës, duke theksuar se masat duhet të përfshijnë edhe dënimin me vdekje.

Planin për të luftuar varësinë vdekjeprurëse nga opioidet e paraqiti në një fjalim që mbajti të hënën në Mançester të shtetit Nju Hempshër, shtet ku përdorimi i drogave është tepër problematik.

Ai u zotua se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar në përpjekjet për krijimin e një brezi fëmijësh pa drogë. Presidenti u ankua se, sipas ligjit aktual, një trafikant mund të shesë një drogë që vret qindra njerëz, e megjithatë merr një ndëshkim minimal.

Ndër të tjera Trump tha se "Nëse nuk bëhemi më të ashpër ndaj tregtarëve të drogës ne po harxhojmë kohën tonë, dhe kjo forcë përfshin dënimin me vdekje", shkruan BBC.

Rreth 2.4 milion amerikanë vlerësohet të jenë të varur nga opioidet.

(Kosova Sot)