Arrestohet Sarkozy

  • 20 March 2018 - 10:16
Arrestohet Sarkozy

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është ndaluar për t'u pyetur për financimet e tij në fushatë elektorale, raportojnë me lajm të fundit mediet kryesore evropiane.

Mediat thonë se lajmi është dhënë nga burime gjyqësore. Sipas Le Monde, gjykata po heton mbi financimet e dyshuara libiane në fushatën elektorale të Sarkozy të vitit 2007.

Një burim i gjykatës së Reuters thotë se Sarkozy po merret në pyetje nga polica në lidhje me një hetim mbi parregullsitë në financimin e fushatës zgjedhore.

Gazeta Le Monde shkruan se kjo është hera e parë që Sarkozy është marrë në pyetje në lidhje me një hetim, i cili u hap në prill të vitit 2013.

Ai mund të mbahet deri në 48 orë në polici dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës për një aktakuzë menjëherë nëse policia ngre hetime.

Sarkozy ka shërbyer si President i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012. Ai u përpoq të bënte një rikthim në zgjedhjet e vitit 2017, por nuk arriti të bindë votuesit në partinë e tij për ta mbështetur.

(Kosova Sot)