Lansohet Fondacioni Jahjaga

  • 20 March 2018 - 10:18
Lansohet Fondacioni Jahjaga

Në kuadër të Javës së Gruas që po mbahet këto ditë në Prishtinë, sot do të bëhet lansimi i Fondacionit Jahjaga

Fondacioni është nismë e ish-Presidentes Atifete Jahjaga, dhe si qëllim ka të sjellë një qasje të re në angazhimin dhe përfaqësimin efikas dhe domethënës të grupeve të margjinalizuara.

Fondacioni do të fokusohet në katër shtylla kryesore: Fuqizimin e grave, rininë, sigurinë dhe pajtimin rajonal ose ballafaqimin me të kaluarën.

(Kosova Sot)