Ankohen serbët: Sllobodan Millosheviq ishte trajtuar si qen

  • 20 March 2018 - 11:14
Ankohen serbët: Sllobodan Millosheviq ishte trajtuar si qen

President nderi i SPS-së, Milutin Mërkonjiq, tha se ceremonia e varrimit të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, nuk ishte bërë në mënyrën më dinjitoze. Ai më tej deklaroi se Millosheviq ishte trajtuar si qen

Në vërejtjen e tij që Millosheviqi u varros si një qen, Mërkonjiq kujton se për shkak se Boris Tadiq dhe Vojisllav Koshtunica, të cilët udhëhiqnin Serbinë, nuk lejuan fillimisht varrimin në oborrin e shtëpisë familjare në Pozharevc.

“Ne nuk mund të ndërhyjmë më në këtë. Kur Sllobodan vdiq, momenti politik ishte i tillë që qeveria e trajtoi atë si një qen. Tadiq dhe Koshtunica madje nuk u përpoqën të zgjidhnin çështjen e funeralit të tij. Autoritetet mezi na kanë lejuar ta çojmë atë në Beograd dhe ta vendosim trupin e tij pranë Titos në Shtëpinë e Luleve. Familja duhej të merrte një vendim të tillë ta varroste aty ku kishte hapësirë, e cila ishte oborri i shtëpisë familjare në Pozharevc”, shpjegon Mërkonjiq.

Uros Suvakoviq, ish-zyrtar i SPS-së dhe një zyrtar i sigurimit shtetëror gjatë kohës kur qeveriste Millosheviq, mendon se DS është fajtor për mos pranimin e të gjitha nderimeve të shtetit në funeralin e tij, raporton “Vestinet”, transmeton Periskopi.
“Unë nuk mendoj se Millosheviq u varros si qen, por u varros si qytetar privat edhe pse ai i përkiste protokollit shtetëror, i cili u shfuqizua në mënyrë të paligjshme nga DS. Udhëheqësit e atëhershëm të DS-së madje ndaluan përdorimin e morgut të VMA-së. Koshtunica bëri të mundur që trupi i tij të ekspozohet në Muzeun e Jugosllavisë dhe se qytetarët t’i jepnin lamtumirën e fundit. Kjo është merita e tij sepse ai, si kryeministër, e ka marrë atë vendim”, shpjegon Šuvakoviq.

Në një intervistë për “Kuririn”, Zorana Mihajloviq, tha se në vend të monumentit të Millosheviqit “mund të jetë më e përshtatshme për ne të shohim se si ta varrosim këtë njeri me një varrim më të mirë”.

(Kosova Sot)