Humb jetën një minator

  • 20 March 2018 - 14:44
Humb jetën një minator

Një minator 67-vjeçar i cili ishte pensionist, ka humbur jetën ditën e djeshme teksa punonte në minierë.
Sipas informacioneve nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë minatori Enver Koçi punonte në të zezë në një minierë të paliçensuar.

Koçi është asfiksuar në minierë, ku kushtet e sigurisë lënë për të dëshiruar, ndërsa përpjekja e kolegëve të tij për ta ndihmuar ka rezultuar e kotë, shkruan lapsi.al.

Minatorët prej kohësh po bëjnë thirrje për miratimin e statusit, duke dalë shpesh në protesta përpara ministrisë së energjetikës apo edhe parlamentit.

(Kosova Sot)