Tërmet në Gjakovë

  • 20 March 2018 - 16:13
Tërmet në Gjakovë

Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimin Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrën Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, sot në ora 01:55 sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.1 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit.

“Epiqendra e këtij tërmeti ishte 10 km në veri-perëndim të Gjakovës, respektivisht në koordinatat: 42.457 (latituda) dhe 20.407 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 12 km”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Në njoftim theksohet se për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e Regjionit të Gjakovës dhe Pejës.

Deri më tani Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.

(Kosova Sot)