Delawie: Regjistri i votave do të tregojë se cili deputet dështoi para popullit

  • 20 March 2018 - 16:35
Delawie: Regjistri i votave do të tregojë se cili deputet dështoi para popullit

Ambasadori amerikan Greg Delawie po qëndron në Kuvend pak minuta para se të fillojë seanca ku pritet të dalë për votim demarkacioni. Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të jenë të përgjegjshëm deh të votojnë pro Demarkacionit nga i cili vare lëvizja e lirë.

Delawie ka përsëritur për të disatën herë thirrjen e tij për votimin e Demarkacionit, duke thënë se kushdo që nuk e voton demarkacion, përkrah bllokimin e qytetarëve.

Ai ka thënë se pasqyra e votave pro ose kundër demarkacionit, do të tregojnë se kush dështoi para popullit.

“Vota pro demarkacionit do tregojë se cilat parti janë serioze dhe të përgjegjshme për qytetarët”, ka thënë Delaëie.

“Ju bëjë thirrje të gjithë deputetëbve të votojnë pro. Abstenimi apo mungesa në seancë paraqet qëndrim kundër marrëveshjes, kundër të ardhmes evropiane”, ka shtuar ambasadori amerikan.

Ai nuk ka lënë pa kritikuar të gjithë ata që po ‘lobojnë’ që demarkacioni të mos votohet e vazhdojnë që ta kundërshtojnë në Kuvend.

“Më befason se sa shumë po angazhohen disa njerëz që qytetarët të qendrojnë të bllokuar”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)