Delawie nga Kuvendi: Sot nga votat,e kuptojmë kush e do Kosovën

  • 20 March 2018 - 16:53
Delawie nga Kuvendi: Sot nga votat,e kuptojmë kush e do Kosovën

Ambasadori amerikan Greg Delawie, ka bërë thirrje edhe një herë të votohet marrëveshja për demarkacionin.

“Po aq sa është e rëndësishme për liberalizim është edhe për zgjidhje me anëtare të NATO’s Kjo votë do të tregojë se cilat parti janë serioze në përgjegjësitë e tyre për ta qeverisur Kosovën dhe cilat janë të interesuara vetëm për të shënuar pikë politike. Ju bëj thirrje deputetëve të votojnë në favor të kësaj marrëveshje, abstenimi apo mosparaqitja në sallë paraqet abstenim ndaj të mirë të popullit”,ka thënë Delawie

“Çdo votë ka rëndësi të llogaritet. Nëse kjo marrëveshje nuk kalon atëherë regjistri I votasve do të tregojë kush dështoi para popullit të Kosovës. Vazhdoj te jem i befasuar se me sa mund disa njerëz po punojnë për t’I ndaluar qytetarët e Kosovës të lëvizin nëpër botë. Mos i lini qytetarët tuaj në izolim.”, ka thënë Delawie.

(Kosova Sot)