Deda flet për kalimin e demarkacionit

  • 20 March 2018 - 18:05
Deda flet për kalimin e demarkacionit

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se Kosova ka humbur 3 vite me demarkacionin.

Ai duke folur në Kuvend ka theksuar se “në këto 3 vite politika ka mbetur e izoluar, ashtu si jemi izoluar mendësisht. Mali i Zi po avancon drejt BE-së, Shqipëria po ashtu, ka pasur lëvizje në Maqedoni dhe Shqipëri. Ajo që duhet të na mësoj të gjithëve, që ne nuk mund të jemi të bllokuar karshi njëri tjetrit, me pa qysh po përparon Ballkani”, ka thënë Deda.

Deda ka theksuar se shpreson që “sot do të hapet një kapitull i ri në Kosovë që do të mund të diskutojmë në Kuvend”.

(Kosova Sot)