Qari:Pasuritë kriminale po fshihen

  • 20 March 2018 - 18:16
Qari:Pasuritë kriminale po fshihen

Sipas analistit Gani Qarri, involvimi i pushtetarëve kryesorë të vendit në korrupsion dhe krim të organizuar, ka bërë që i gjithë sistemi i drejtësisë vendore të mbetet peng i politikës, ndaj dhe përderisa të mos ketë gjyqësi të pavarur, nuk mund as të pritet sjellja e të inkriminuarve para drejtësisë. Sipas Qarrit, është koha e fundit që edhe në vendin tonë, t'i jepet fund epokës së një drejtësie kur vetë gjyqtari dhe prokurori i shtetit mbron krimin dhe politikanët e korruptuar."Ndaj, kjo e bën të domosdoshme që pa humbur kohë të aplikohet një reformë e përgjithshme në drejtësi me një VETTING të posaçëm, veçanërisht për politikanët e inkriminuar në Kosovë. Sot shumicës absolute të politikanëve jo që nuk u shkon ndërmend të sqarojnë vetë, por atyre as nuk u kërkohet kurrë, nga askush, që ta arsyetojnë pasurinë e fituara në mënyrë të dyshimtë, megjithëse familjarët e pushtetarëve dhe mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale jetojnë në luks të pazakontë për kushtet e vendit, përderisa as Prokuroria (e kapur) Speciale nuk heton prejardhjen e pasurisë dhe faktet serioze për involvimin e tyre në korrupsion dhe krim të organizuar", theksoi ai."

(Kosova Sot)