Hoxhaj: Sot nuk e lëshojmë këtë sallë pa u ratifikuar Demarkacioni

  • 20 March 2018 - 18:17
Hoxhaj: Sot nuk e lëshojmë këtë sallë pa u ratifikuar Demarkacioni

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sot nuk do të lëshohet salla pa u ratifikuar Demarkacioni me Malin e Zi.

Në fjalimin e tij, ai tha se po e ndan një shqetësim që e ka këto vitet e fundit.

"Vota që jepet sot pro ratifikimit të kësaj marrëveshjeje nuk i jep vetëm fund izolimit, nuk e hap vetëm perspektivën ndaj liberalizimit por është vota më e rëndësishme që Kosova do ta jep në këto dhjetë vitet e ardhshme, nuk do të ketë ngjarje më të rëndësishme në raport Kosovë - Be", ka shtuar ai.

(Kosova Sot)