Zeka: Ta votojmë Demarkacionin për inati të Listës Serbe, me ua kup zemrën

  • 20 March 2018 - 18:23
Zeka: Ta votojmë Demarkacionin për inati të Listës Serbe, me ua kup zemrën

Deputeti i Nismës Social Demokrate Milaim Zeka u ka bërë ftesë deputetëve që ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se të gjithë duhet bërë bashkë që ta çojnë përpara marrëveshjen për inati të partisë serbe në Kosovë.

“Nëse Qeveria nuk tregon seriozitet për t’i përmirësuar gabimet me kufirin atëherë edhe deputetët e Nismës do të dalin kundër dhe do ta kundërshtojnë këtë dhe do ta rrezojmë qeverinë, por tash hajde të bëhemi bashkë ta votojmë për inati të Listës Serbe, me ja kup zemrën", tha Zeka.

(Kosova Sot)