Abrashi: Nuk i lëmë qytetarët pa integrim, e votojmë demarkacionin

  • 20 March 2018 - 22:17
Abrashi: Nuk i lëmë qytetarët pa integrim, e votojmë demarkacionin

Arban Abrashi, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se ata do të votojnë pro Demarkacionit që mos t’i lënë peng qytetarët.

“Të gjithë ata që thonë se LDK nuk duhet ta votojë Demarkacionin, ne mendojmë se ata këto mendime dhe veprime i bëjnë për të marrë pushtet”, ka thënë Abrashi para deputetëve.

“Ne nuk do t’i lëmë qytetarët pa integrim, nuk do t’i lëmë peng – vetëm e vetëm që të hakmerremi ndaj atyre që na rrëzuan nga pushteti”.

“LDK nuk është inatçore, nuk është kalkuluese, nuk është hakmarrëse, ne nuk punojmë për interesa personale”, theksoi ai.

(Kosova Sot)