Përfundimisht, sonte nuk votohet Demarkacioni

  • 20 March 2018 - 22:39
Përfundimisht, sonte nuk votohet Demarkacioni

Seanca e paraparë për votimin e demarkacionit, dështoi në realizimin e misionit të saj, shkruan "Kosova Sot Online".Përveç diskutimeve maratonike pro dhe kundër, në mes të deputetëve, nuk u arrit ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi.

Kujtojmë se votat e Vetëvendosjes dhe Listës serbe ishin kundër, dhe në mungesë të 80 votave pro, seanca për votimin e demarkacionit nuk arriti përmbushjen e misionit të saj.Në këto momente seanca është duke vazhduar, megjithatë në sallën e Kuvendit mungojnë shumë deputetë.

Me shumicë votash deputetët u dakorduan që vazhdimi i seancës për ratifikimin e demarkacionit, do të vazhdoj sot nga ora 11:00.

 

 

(Kosova Sot)