Vëmendje:Veseli tregon edhe sa deputetë do të flasin

  • 20 March 2018 - 23:07
Vëmendje:Veseli tregon edhe sa deputetë do të flasin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar edhe sa deputetë do të flasin në seancën e sotme të jashtëzakonshme për demarkacionin.

Sipas veprimeve që Veseli i ka bërë ka treguar se edhe gjashtë deputetë do të flasin, madje në bazë të veprimeve të tij ka treguar se edhe tre deputetë të VV-së dhe tre të LDK-së do të flasin.

Seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit ka filluar në ora 16:00 ndërsa po vazhdon ende kur ora është 23:00.

Duket se sonte nuk do të hidhet fare në votim ratifikimi i demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

(Kosova Sot)