Diplomatët rusë largohen nga Britania e Madhe

  • 21 March 2018 - 00:25
Diplomatët rusë largohen nga Britania e Madhe

Diplomatë rusë dhe familjarë të tyre kanë ikur nga Mbretëria e Bashkuar, e cila i dëboi për shkak të helmimit të një ish-spiuni rus në qytetin Sallsbëri të Anglisë, më 4 mars.

Automjetet diplomatike i çuan ata nga ambasada në Londër në Aeroportin e Stansted, ku më pas hipën në një avion për në Moskë, shkruan BBC.

Mbretëria e Bashkuar dëboi  23 diplomatë rusë pasi kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se Rusia është "fajtore" për helmimin e Sergei Skripalit dhe të vajzës së tij.

Ndërsa Moska nga ana e saj ka mohuar përfshirjen dhe ka dëbuar 23 diplomatë britanikë si kundërpërgjigje.

(Kosova Sot)