Burri ekzekuton gruan, më pas vret veten

  • 21 March 2018 - 09:43
Burri ekzekuton gruan, më pas vret veten

Është gjetur në Terzigno trupi i pajetë i Pasquale Vitiello, bashkëshorti i Immacolata Villani, 31-vjeçares që u ekzekutua një ditë më parë përpara shkollës fillore që frekuentonte vajza e saj.

Vitiello i ka dhënë fund jetën me të njëjtën armë, që ekzekutoi gruan e tij, me të cilën ishte në process divorci.

Karabinierët arritën të zbulonin trupin e pajetë, falë sinjalit të telefonit të tij. Vetëvrasja dyshohet të ketë ndodhur pak pas vrasjes së bashkëshortes, pasi vendi ku u gjet trupi është më pak se një kilometër larg shkollës ku qëlloi për vdekje 31-vjeçaren.

(Kosova Sot)