Erdogan "rrethon" Qipron me anije luftarake...

  • 21 March 2018 - 09:53
Erdogan

Egjeu është shndërruar kohët e fundit në një bazë të stërmadhe ushtarake, ku kanë “zbarkuar” anije nga shtete të ndryshme si SHBA-ja, Turqia, Rusia, Izraeli dhe Greqia

Blindimi i kësaj zone detare vjen për shkak të stërvitjeve të mëdha ushtarake nga ana e Ankarasë zyrtare, e cila ka alarmuar si Greqinë ashtu edhe Qipron.

Megjithatë, Turqia duket se do të ndërmarrë një tjetër hap, i cili pritet të tensionojë edhe më shumë situatën në Egjeun Lindor.

Erdogan ka njoftuar se do të nisë kërkimet për gaz në Egjeun Lindor, veçanërisht në ujërat e Qipros.

“Greek Reporter” shkruan se dërgimi i anijeve turke në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros përbën konflikt të hapur, pasi kombi ishullor i ka dhënë këto zona me koncesion te kompania amerikane “ExxonMobil”.

Mendohet se kompania amerikane është duke bërë kërkime në zonën ekonomike të Qipros ku mendohet se ka miliarda metër kub gaz.

(Kosova Sot)