Presidenti i Mianmarit jep dorëheqje

  • 21 March 2018 - 10:46
Presidenti i Mianmarit jep dorëheqje

Presidenti i Mianmarit, Htin Kyaw, ka dhënë dorëheqje, ka bërë të ditur zyra e tij.

Aryse për vendimin nuk janë dhënë, por ka pasur shqetësime në rritje, muajve të fundit, për shëndetin e presidentit 71-vjeçar.

Htin Kyaw është betuar si president në vitin 2016, pas zgjedhjeve që u kanë dhënë fund dekadave të udhëheqjes ushtarake. Por, ai ka qenë kryesisht udhëheqës ceremonial, pasi liderja e opozitës, Aung San Suu Kyi, vepron si presidente de facto.

Nënpresidenti Myint Swe, ish-gjeneral, do të marrë detyrën e presidentit derisa të zgjidhet i riu brenda shtatë ditësh. Suu Kyi, e cila ka qenë e burgosur për vite me radhë, është ndaluar nga marrja e detyrës së lartë.

Një klauzolë në kushtetutë thotë se askush me fëmijë të një kombësie tjetër nuk mund të jetë president. Ajo ka dy fëmijë me bashkëshortin britanik.

 

(Kosova Sot)