Deputetët po mblidhen në sallë, seanca nuk nis ende

  • 21 March 2018 - 11:37
Deputetët po mblidhen në sallë, seanca nuk nis ende

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të mblidhen në sallën ku pritet që të dal në votim marrëveshja për kufirin me Malin e Zi.

Seanca është paraparë që të vazhdojë në ora 11:00, pasi deputetët të martën mbrëma kishin vazhduar fjalimet e tyre të stërzgjatura, duke e pamundësuar kështu që seanca të përfundojë me votimin ose jo të marrëveshjes.

Edhe sot, ambasadorët e huaj në Kosovë kanë bërë thirrje që ta votojnë marrëveshjen dhe t'i japin fund izolimit të kosovarëve.

Nuk dihet ende nëse koalicioni qeverisës i ka siguruar votat, pavarësisht se kryeministri Haradinaj tha dje se nuk do të thirrnin seancë po të mos i kishin numrat.

 

(Kosova Sot)