Nis seanca, 95 deputetë në sallë

  • 21 March 2018 - 11:57
Nis seanca, 95 deputetë në sallë

Seanca e Kuvendit të Kosovës e paralajmëruar për orën 11:00 ka filluar me gjysmë ore vonesë.

Në sallë janë 95 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kadri Veseli në fjalën hyrëse tha se diskutimet rreth Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit janë zhvilluar gjatë ditës së djeshme, kurse sot pritet vetëm votimi.

Për të kaluar demarkacioni nevojiten 80 vota të deputetëve.

 

(Kosova Sot)