Konjufca sikurse Albini, thotë se vizat janë dytësore

  • 21 March 2018 - 12:01
Konjufca sikurse Albini, thotë se vizat janë dytësore

Glauk Konjufca, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka kërkuar edhe një herë që të mos votohet marrëveshja e demarkacionit.

“Liberalizimi i vizave është çështje dytësore, e humbja e territorit është parësore për ne”.

“Liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë para vitit 2019, edhe pas kalimit të Demarkacionit do të duhet të luftohet korrupsion e që kur nis zbatimi i këtij kushti do të shihet çfarë korrupsioni ka në institucione”, tha Konjufca.

(Kosova Sot)