Flet Presidenti Hashim Thaçi, por e mban sekret vendndodhjen e tij!

  • 21 March 2018 - 13:44
Flet Presidenti Hashim Thaçi, por e mban sekret vendndodhjen e tij!

Presidenti Hashim Thaçi pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, lajmërohet më në fund përmes një statusi në Facebook.

Megjithatë, presidenti edhe pse nuk tregoi se ku gjendet, përmes një statusi tha se dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë.

Thaçi tha se demarkacioni duhet të kalojë sot.

“I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave. Demarkacioni duhet të kaloj sot”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka thënë se kjo është ajo që presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie.

 

(Kosova Sot)