Apostalova: Hiqni dorë nga këto veprime!

  • 21 March 2018 - 13:49
Apostalova: Hiqni dorë nga këto veprime!

Shefja e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se ka takuar Liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin pas veprimit të deputetëve të këtij subjekti partiak ku hodhën gaz lotsjellës për dy herë radhazi gjatë seancës së demarkacionit.

Ajo ka thënë se është shokuar nga veprimet e tilla ndërsa ka potencuar se e ka këshilluar Kurtin që deputetët e subjektit të tij të heqin dorë nga veprimet e tilla të pahijshme nga të cilat ka thënë se është shokuar.

”Jam e tronditur dhe e shokuar me këto cka ndodhën tani. Veprimet të cilat kanë të bëjnë me lirimin e gazit lotjsellës janë me të vërtetë kundër principeve të BE-së”.

”U takova shkurtazi me Albin Kurtin dhe shpreha atij pakënaqësinë time në lidhje me këto veprime”.

”Dua t’i përgëzoj gjithë anëtarët e Kuvendit që morën trimërinë për të votuar Demarkacionin dhe shpresoj që sot të finalizohet kjo marrëvshjev”.

”E këshillova që ata duhet të heqin dorë nga këto veprime të pahijshme”.

(Kosova Sot)