Aliu:Frika para aktakuzave për krime lufte

  • 21 March 2018 - 15:57
Aliu:Frika para aktakuzave për krime lufte

Edhe analisti Bislim Aliu thotë se dyshon shumë që raportimet e medieve të huaja, për takimet e fshehta, për pazare territoresh mes Thaçit e Vuçiqit mund të jenë të vërteta. "Këtyre takimeve të fshehta të Thaçit dhe të Vuçiqit duhet sa më parë të reagojnë institucionet tona, Qeveria e sidomos Parlamenti, se z. Thaçi nuk duhet të bisedojë fshehurazi me z. Vuçiq në lidhje me Kosovën dhe kom-promiset e mundshme, pa e marrë bekimin e Parlamentit. Këtë mundësi që po e shpreh z. Thaçi, tregon qartas se ai e ka frikën e madhe nga Gjykata Speciale që po e shtyn atë që të bëjë pazare për ndarjen e Kosovës. E, në anën tjetër, qëndrojnë planet e vjetra të Serbisë, nga ish serbo-mëdhenjtë Dobrica Qosiq dhe Slobodan Milosheviq, të cilat mendime po mundohet t'i realizojë Aleksandër Vuçiq përmes blerjes së Hashim Thaçit", u shpreh ai për "Kosova Sot"

(Kosova Sot)