Gaz lotsjellës për herë të katërt në Kuvend

  • 21 March 2018 - 17:27
Gaz lotsjellës për herë të katërt në Kuvend

Vetëvendosje assesi nuk po e lë nisjen e seancës për ratifikimin e Demarkacionit. Megjithatë kete e penguan sigurimi i Kuvendit.

Kjo është hera e katërt që partia tashmë e ndarë, ka gjuajtur gaz në Kuvendin e Kosovës.

Pati reagime të shumta nga ndërkombëtarët.

Madje pati edhe takime mes VV-së dhe tyre, por e kotë.

Vetëvendosje nuk po ndalet edhe pse deputetët që kishin hedhur gaz ma parë, janë arrestuar nga Policia. Herën e parë gazi u hodh nga Xhelal Sveçla e Fitore Pacolli. Herën e dytë gazi u hodh nga Sali Zyba. Herën e tretë sërish kishte hedhur Sveçla.

(Kosova Sot)