Delawie: Jam i zhgënjyer si po pengohet demokracia, votojeni demarkacionin

  • 21 March 2018 - 17:37
Delawie: Jam i zhgënjyer si po pengohet demokracia, votojeni demarkacionin

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie është kthyer sërish në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Tha se është i zhgënjyer se si një parti po i pengon punimet e seancës dhe po përdor dhunën për të penguar demokracinë. Vetëm sot ai është prononcuar për media katër herë.

“Jam kthyer sërish në Kuvend. Jam i zhgjënjyer që një parti po e përdor dhunën për ta penguar demokracinë”, tha Ambasadori.

Shpresoj që deputetët do të kthehen për të votuar pro demarkacionit, tha ai.

“Gjithashtu kisha pas dëshirë ti shoh edhe deputetët e Listës Serbe duke votuar pro demarkacionit që është mirë edhe për komunitetin e tyre”, tha Delawie.

Ai tha se Kosova duhet të bëjë përparim.

(Kosova Sot)