LAJMI I FUNDIT: Sulmohet Kuvendi i Kosovës

  • 21 March 2018 - 17:43
LAJMI I FUNDIT: Sulmohet Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës është sulmuar me gurë, është thyer një dritare nga persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës, raporton Kosova Sot Online.

Deri më tani nuk dihet se kush ka gjuajtur në drejtim të Kuvendit, mirëpo policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca. Katër herë radhazi është penguar të mbahet seanca për Demarkacionin, deputetët e VV-së kanë hedhur gazin lotsjellës.

 

(Kosova Sot)