Kadriaj:Rreziqe të thella për shtetin

  • 21 March 2018 - 18:57
Kadriaj:Rreziqe të thella për shtetin
Ndërsa analisti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për gazetën "Kosova Sot" thotë se mënyra se si po sillet kryeministri aktual do të sjellë Kosovën në një risk shtetëror të palakmueshëm. "Veprimi i kryeministrit në shpenzimin e rezervës shtetërore, përveçqë po e rrezikon të ardhmen financiare, njëherësh po tregon që nuk është menaxher i mirë, sepse pavarësia ekonomike rezulton në pavarësi shtetërore. Pra, me këtë qeveri Kosova çdo ditë po e humb besimin tek faktori ndërkombëtar dhe tani me prekjen e rezervës shtetërore ku çdo shtet ndan rezervë dhe me vlera shumë të mëdha, sepse nëse çdo gjë parashikohet me plane buxhetore vetëm fatkeqësitë kombëtare nuk parashikohen nga shkaktarët natyrorë, si vërshime, tërmete e të ngjashme, por edhe njerëzore, ndonjë sulm terrorist, apo ndonjë sulm nga jashtë, që çdoherë duhet të mendohet", u shpreh ai.