Demarkacioni, Rama: BE t’i përmbahet angazhimit, lëvizje pa viza për qytetarët

  • 21 March 2018 - 19:38
Demarkacioni, Rama: BE t’i përmbahet angazhimit, lëvizje pa viza për qytetarët

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar me anë të një statusi pas votimit nga Parlamenti i Kosovës, të Demarkacionit me Malin e Zi.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Rama e ka quajtur një sukses të madh votimin e ditës së sotme, ndërsa ka shtuar se kalimi i demarkacionit duhet të ishte bërë më herët.

Po ashtu, kreu i qeverisë shqiptare, kërkon nga BE, që t’i përmbahet zotimit, që shumë shpejtë qytetarët e Kosovës të lëvizni pa viza në vendet e BE.

“Super Vota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta. Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës.”, shkruan Rama në Facebook.

Kujtojmë se BE, si kusht kryesor për Kosovën që të liberalizoheshin vizat, ka pasur ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshje e ashtuquajtur Demarkacion, mes Malit të Zi dhe Kosovës, u votua pas një bllokim të gjatë.

Edhe pse u hodhën për 4 herë rresht gazlotsjellës nga deputetët e VV, u arrit që me 80 vota, të kalohej në kuvend. 

(Kosova Sot)