Deputetëve të Vetëvendosje iu është caktuar 24 orë ndalim policor

  • 21 March 2018 - 21:16
Deputetëve të Vetëvendosje iu është caktuar 24 orë ndalim policor

Deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje iu është caktuar 24 orë ndalim policor, ka konfirmuar Prokuroria.

Në Kuvendit e Kosovës sot janë arrestuar shtatë deputetë të Vetëvendosjes për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në seancën për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Drita Millaku, Fitore Pacolli, Arbërie Nagavci, Liburn Aliu, Salih Zyba, Xhelal Sveçla, dhe Valon Ramadani janë deputetët e Vetëvendosjes të cilëve iu është caktuar 24 orë ndalim policor.

(Koosva Sot)