Shoferi aksidenton për vdekje dy persona, njëri 15-vjeçar

  • 21 March 2018 - 22:16
 Shoferi aksidenton për vdekje dy persona,  njëri 15-vjeçar

Shoferi që aksidentoi për vdekje dy persona mbrëmjen e sotme në Burrel, dyshohet se është një 15-vjeçar.

Policia bën me dije se në aksident u përfshinë një automjet dhe një motoçikletë, dhe më pas makina, ka goditur për vdekje edhe dy këmbësorët, Gentian Hanin si dhe Alfred Ballën.

Pas aksidenti, shoferi nuk ka ndalur në vendin e ngjarjes, por është larguar bashknë me automjetin e tij.

Disa orë pas ngjarjes, në Komisariatin e Policisë Mat, është paraqitur pronari i makinës, 50-vjeçari me iniciale G.D, si dhe djali i tij, 15-vjeçari me iniciale Xh.N.

Nga aksidenti i rëndë, mbeti i plagosur edhe 17-vjeçari, A.H, i cili po transportohet drejt spitalit të Tiranës.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(Kosova Sot)