Merkel kritikon Turqinë për ofensivën në Afrin

  • 21 March 2018 - 23:15
Merkel kritikon Turqinë për ofensivën në Afrin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kritikuar ofensivën e ushtrisë turke ndaj militantëve kurdë, në qytetin sirian, Afrin.

“Pavarësisht, interesave legjitime që ka Turqia mbi sigurinë, është e papranueshme ajo çfarë po ndodh në Afrin, ku mijëra civilë po përndiqen, po vdesin ose po detyrohen të largohen”, ka thënë Merkel, gjatë fjalimit në Parlament.

“Ne dënojmë fuqishëm këto veprime”, ka shtuar tutje ajo.

Turqia ka nisur ofensivë ushtarake në Afrin, kundër militantëve kurdë të Sirisë, të cilët i konsidereron terroristë. Ankaraja thotë se ata kanë lidhje me kryengritësit kurdë brenda Turqisë.
Ankaraja ka deklaruar se ka marrë nën kontroll qytetin Afrin të Sirisë.

(Kosova Sot)