Komandanti serb i Bondsteelit: Detyrë jona ta ruajmë stabilitetin në shtetin e Kosovës

  • 21 March 2018 - 23:59
Komandanti serb i Bondsteelit: Detyrë jona ta ruajmë stabilitetin në shtetin e Kosovës

Baza amerikane në Bondsteel, thonë medie të Beogradit, është bërë me komandantin me rrënjë serbe, Nick Ducich.

Komandanti i ri i bazës amerikane në Kosovës, është inxhinier bërthamor nga Universiteti i Marylandit me stazh ushtarak prej 29 vjetësh.

Mediet amerikane, duke raportuar për emërimin e Ducich thonë se ai po shkon në një territor “me gjendje të qetë lufte” dhe ku kohë më parë është vrarë një lider politik.
"Detyrë jona është garantojmë stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes në shtetin Kosovë”, ka thënë Ducich në prag të fluturimit drejt Bondsteelit ku do të qëndrojë në detyrë nëntë muaj.

“Ne do të vazhdojmë paanshëm të përkrahim zhvillimin, stabilitetin dhe paqen në gjithë rajonin. Ky mision për mua ka rëndësi të madhe. Jam oficeri i parë me origjinë serbe që do të komandoj grupin shumëkombësh të Lindjes . Jam i privilegjuar që jam këtu dhe do të jap çdo gjë nga vetja për t’i ndihmuar suksesshëm sigurisë së mjedisit. Do të vazhdojmë misionin e patrullimit të përbashkët me forcat e armatosura serbe. Para disa ditësh jam takuar me komandantin serb përgjegjës për këto patrullime dhe ka qenë takim i shkëlqyeshëm”, ka thënë Ducich duke shtuar se mezi pret për të parë sa ka ndryshuar Kosova që nga qëndrimi i tij i parë këtu.

(Kosova Sot)