Rikthehet dimri në pranverë, temperaturat bien

  • 22 March 2018 - 11:45
Rikthehet dimri në pranverë, temperaturat bien

Siç parashikojnë meteorologët ditët në vijim do mbretërojë mot i ftohtë i përcjell me borë. Ndërsa të enjten me reshje edhe më të mëdha bore

Temperaturat e ajrit do të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të zbresin nga 1C deri në -5C, e maksimalet nga 6C deri në -2C, por në fundjavë pritet të rriten në 4C deri 6C.

Më poshtë keni parashikimet e motit nga nesër (15 mars) deri më 19 mars.

20.03.2018 – Vorbulla ciklonike nga Mesdheu dhe Afrika veriore, gjatë ditëve në vijim do të sjellin masa të lagështa ajrore, derisa nga verilindja e kontinentit masa të ftohta ajrore polare do të shtrihen mbi rajon, ku do të krijojnë kushte për reshje bore, të cilat sipas parashikimeve të fundit, do të jenë mjaft intensive, sidomos ditën e enjte.

21.03 – Mot kryesisht i vranët. Herët në mëngjes dhe paradite me reshje bore, herë pas here më intensive. Pasdite vonë reshje shiu, që më pas do të shndërrohen në borë.
22.03-23.03 – Të enjten mot i ftohtë, me erë dhe borë. Priten edhe reshje të mëdha bore. Derisa ditën e premte, do të vazhdojë të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët, e kohë pas kohe me reshje të dobëta bore.

24.03-25.03 – Të shtunën mot i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore, e në mbrëmje priten kthjellime. Dita e diel, fillon me intervale me diell, por gjatë ditës vranësirat do të shtohen e në mbrëmje priten mundësi për shi.

Temperaturat e ajrit, do të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të zbresin nga 1C deri në -5C, e maksimalet nga 6C deri në -2C, por në fundjavë pritet të rriten në 4C deri 6C.

Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga verilindja 4-12m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet rreth vlerave normale, por nga dita e premte sërish do të pësojë rënie.

Sa i përket, kualitetit të ajrit, nën këto kushte atmosferike, vlerat ditore të AQI do të mbeten kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira, mirëpo ato maksimale mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

Image

 

(Kosova Sot)