Guraziu:Është e ditur që Kosova dhe qytetarët e saj po përjetojnë terr e tym për tre vjet reshtë

  • 22 March 2018 - 11:55
Guraziu:Është e ditur që Kosova dhe qytetarët e saj po përjetojnë terr e tym për tre vjet reshtë
Analisti politik Ragip Guraziu, thotë për gazetën "Kosova Sot" se kundërshtimi demokratik i kësaj marrëveshje ka tejkaluar të gjitha caqet normale dhe tani përveçqë u përdor ky kundërshtim për poenë politikë, e keqja akoma më e madhe është se po dalin akuza publike dhe informacione të paverifikuara, sipas së cilave ka gisht në këtë lojë edhe shërbimi sekret serb BIA. BIA serbe kishte paralajmëruar gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe kjo doli e vërtetë. Në momentin kur po pritej votimi i marrëveshjes së Demarkacionit, deputeti i 'Vetëvendosjes', Xhelal Sveçla, ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend. Është e ditur që Kosova dhe qytetarët e saj po përjetojnë terr e tym për tre vjet reshtë, nga të zgjedhurit e tyre, si nga pozita po ashtu edhe nga opozita dhe tani për të vlerësuar atë se sa kanë qenë konkretë e korrektë në votën e tyre të shenjtë mbetet të shihet nga kjo që po ju kthehet bumerang, pasi Kuvendi i Kosovës edhe kësaj radhe u tymos", theksoi ai."Kosova dhe qytetarët e saj nuk kanë merituar këtë paralizim për tri vjet rresht nga politika me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo kauzë u përdor vetëm për përfitime të poenëve politikë dhe për të larguar fokusin prej krimit të organizuar dhe korrupsionit galopant në vend, përderisa krimi i organizuar dhe nëntoka kriminale kanë kapur dhe kanë në dorë çdo institucion të shtetit në Kosovë edhe atë në të gjitha nivelet e pushtetit, nuk e kanë merituar as Kosova e as qytetarët e saj, por gabimet e njëpasnjëshme nga kjo strukturë politike po na kushtojnë vazhdimisht, si në të kaluarën edhe tani", tha Guraziu për "Kosova Sot".