Klinika e Ortopedisë furnizohet me proteza për kërdhokulla dhe gjunjë

  • 22 March 2018 - 12:05
Klinika e Ortopedisë furnizohet me proteza për kërdhokulla dhe gjunjë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se Klinika e Ortopedisë në QKUK është furnizuar me proteza totale.

Protezat për kërdhokulla dhe gjunjë janë furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë prej 210 mijë euro.

“Materiali specifik përmbanë protezat totale për kërdhokulla dhe gjunjë. Përmes këtij materiali do të bëhet i mundur vendosja e protezave për pacientë, në mënyrë që të mos ketë nevojë për referim të pacientëve jashtë institucioneve publike”, thuhet në njoftim.

SHSKUK thotë se stafi specialistik i kësaj klinike do të ketë trajnime për vendosje të protezave dhe operacione tjera specifike. 

(Kosova Sot)