Rrëfen për herë të parë “maca” e Arkanit, tregon për marrëdhëniet seksuale në mes të ushtarëve

  • 22 March 2018 - 13:09
Rrëfen për herë të parë “maca” e Arkanit, tregon për marrëdhëniet seksuale në mes të ushtarëve

Marija Nalovski, ndryshe njihet edhe si “maca”, ka qenë pjesë e armatës paraushtarake të Arkanit, që u quajt “Tigrat”. Kjo ishte e vetmja femër që ishte pjesë e armatës dhe i ka mbijetuar asaj. Për të thuhet se ishte “maca në mes të tigrave”.

Ajo ka rrëfyer për mediat serbe për të bëmat sa ishte pjesë e armatës së Zhelko Raznatoviq – Arkan.

“Ka dashur zoti që unë të jem pjesë e armatës së komandantit Arkan. Ai ka qenë i shoqërueshëm shumë, pos që e pata komandant, e pata edhe mik”, ka treguar ajo për herë të parë, pas vdekjes së Arkanit.

Siç ka rrëfyer ajo, në armatën e “Tigrave”, nën udhëheqjen e Arkanit, ka pasur disiplinë të madhe, për të cilën gjë, edhe sot, mburret.

Mirëpo, ajo u pyet edhe për marrëdhënie seksuale, se a ka pasur Marija marrëdhënie seksuale me ndonjë ushtar të asaj armate.

“Sa i përket kësaj çështje, unë atje nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me askënd. Ata më konsideruan si motër”, rrëfen Marija për b92.

Zhelko Razhnatoviç Arkan ishte i njohur si komandant i Gardës Vullnetare Serbe, formacion ky paraushtarak i njohur si “Tigrat e Arkanit”, dhe njëkohësisht i njohur për aktivitetet e tij kriminale nëpër gjithë Evropën gjatë Ish-Jugosllavisë, dhe në luftërat që u zhvilluan në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

(Kosova Sot)