'Çartet' Vetëvendosja, ju cakton ultimatum Institucioneve

  • 22 March 2018 - 14:04
'Çartet' Vetëvendosja, ju cakton ultimatum Institucioneve

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që menjëherë të lirohen deputetët e arrestuar të kësaj partie, të cilët kishin hedhur gaz lotsjellës.

Përmes një njoftimi të lëshuar për media, VV konsideron se mbajtja në paraburgim e deputetëve pse mbrojtën 8200 hekatarë të vendit, është i padrejtë.

Reagimi i plotë:

Dje, në seancën për Demarkacionin me Malin e Zi, u arrestuan 7 deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët protestuan brenda Kuvendit kundër kësaj marrëveshje që ia fali 8200 hektarë Malit të Zi dhe ia zgjati jetën kësaj Qeverie për pak kohë

Ky arrestim i deputetëve të Lëvizjes erdhi me urdhër të kryepolicit Kadri Veseli për të liruar sallën e Kuvendit të Republikës që dje kishte për qëllim faljen e territorit, legjitimin e tradhëtisë së Thaçit, e të gjitha këto me ndihmën e Kryeministrit Haradinaj.

Deputetë që u arrestuan dhe u larguan dhunshëm nga salla e Kuvendin ende po vazhdojnë të mbahen në paraburgim vetëm pse u vunë në mbrojtje të Republikës. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetëve: Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla.

(Kosova Sot)