Salihu:Shteti i kapur bllokon biznesin

  • 22 March 2018 - 18:18
Salihu:Shteti i kapur bllokon biznesin

Deputeti i opozitës, Salih Salihu për gazetën " Kosova Sot ", tha se në asnjëmënyrë nuk duhet të çuditemi me mospunën e Prokurorisë së Shtetit, sepse kemi të bëjmë me një shtet të kapur prapa të cilëve qëndrojnë oligarkët e biznesit që mbështetet prej politikës. "Të gjitha organet e shtetit, edhe Gjyqësia edhe Prokuroria, edhe politika në Kosovë është kapur nga mafio-bizneset, edhe Doganat e ATK-ja, të gjitha këto institucione janë në kontroll të tyre", u shpreh ai. "Pa shkapjen e shtetit nuk do të ketë drejtësi, e as zhvillim ekonomik, ngase do të jetë një problem i madh që të bësh biznes të sjellësh iniciativa të reja, përveç atyre që kanë monopole dhe që janë të mbështetur në pushtet. Andaj, duhet që të aprovohen urgjentisht Ligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe Ligjin Antimafia se nuk do të ketë zhvillim të këtij vendi pa u ndalur menjëherë këto punë të pista", potencoi Salihu

(Kosova Sot)