Ambasada e Kosovës në Londër bëhet me Atashe të Mbrojtjes

  • 22 March 2018 - 19:08
Ambasada e Kosovës në Londër bëhet me Atashe të Mbrojtjes

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, ka njoftuar se tashmë kjo ambasadë është bërë me Atashe të Mbrojtjes.
“Kam kënaqësinë që t’i dëshiroj mirëseardhje Majorit Beton Retkoceri, i cili tash e tutje do të kujdeset që ta thellojë edhe më shumë bashkëpunimin në fushën e sigurisë midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

“Falë mbështetjes britanike, deri më tani janë shkolluar me dhjetëra oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nëpër akademitë më prestigjioze ushtarake britanike, duke shënuar edhe rezultate kulmore në shkathtësi ushtarake dhe akademike”, thuhet në shkrimin e ambasadorit.

(Kosova Sot)