Humbi aftësinë e të folurit, nuk mund ta mbajë as edhe një laps në dorë

  • 22 March 2018 - 20:08
Humbi aftësinë e të folurit, nuk mund ta mbajë as edhe një laps në dorë

ADOLESHENTI BALLAFAQOHET ME SËMUNDJEN ALZHEIMER

Ai tani ka moshën mendore të një foshnje 18 muajshe

Levi Ormeroid, tani 19 vjeç, nga Milvoki, Uiskonsin, ishte një fëmijë i shëndetshëm dyvjeçar, i aftë që ta ngiste biçikletën, të vizatonte me ngjyra, të numëronte deri në dhjetë dhe të këndonte bashkë me këngën e tij të preferuar "Jessie's Girl" nga Rick Springfield

Një nënë ka folur rreth tmerrit që ka ndier pasi që djali i saj, që vuan nga sëmundja e Alzheimerit, humbi aftësinë e tij për të folur. Levi Ormeroid, tani 19 vjeç, nga Milvoki, Uiskonsin, ishte një fëmijë i shëndetshëm dy vjeçar, i aftë që ta ngiste biçikletën, të vizatonte me ngjyra, të numëronte deri në dhjetë dhe të këndonte bashkë me këngën e tij të preferuar "Jessie's Girl" nga Rick Springfield.

Nuk është në gjendje që të këndojë

Por, sindroma Sanfilippo gradualisht ia mori aftësitë këtij djali, i cili tani ka moshën mendore të një foshnje 18 muajshe. Në moshën 8- vjeçe ai humbi aftësinë që të vishej vet, në moshën 10 vjeçe ta mbante lapsin në dorë, në moshën 11 vjeçe ai humbi aftësinë që të hante ushqime të ngurta, derisa në moshën 17 vjeçe ai pushoi së foluri. Tani ai vazhdon që të shprehë gëzimin me anë të syve, kur dëgjon këngën e tij të preferuar, por nuk është në gjendje që të këndojë edhe vetë.

Nëna shpreson që të gjendet sa më parë një ilaç për këtë sëmundje

E ëma e djalit dhe familjarët e tjerë të tij kanë vendosur që ta bëjnë publik këtë rast, me qëllim që të inkurajojnë bërjen e kërkimeve më të shumta shkencore. Ata deri më tani kanë mbledhur 10 000 dollarë për këtë kauzë. Sindroma Sanfilippo, e cila shkakton simptoma të ngjashme me ato të sëmundjes Alzheimer, prekë 1 në 70,000 fëmijë në SHBA, ku fëmijët e prekur nga kjo sëmundje zakonisht vdesin para moshës 15 vjeçe. Zonja Ormeroid, e cila jeton me burrin Jason, 44 vjeç, thotë se, dita më e keqe në jetën e saj, ishte dita në vitin 2009, kur mori vesh se djali i saj vuan nga sindroma Sanfilippo. Ajo shpreson që të gjendet sa më parë një ilaç për këtë sëmundje, në mënyrë që asnjë prind më të mos jetë i detyruar ta shikojë fëmijën e vet duke u përkeqësuar nga dita në ditë. Motra e zonjës Ormeroid, Logan, 23 vjeçe, ka vendosur që të provojë të ngjitet në Pico de Orizaba, malin më të lartë në Meksikë, për të mbledhur fonde dedikuar Fondacionit "Team Sanfilippo". 

(Kosova Sot)