Super laptopi i Mytaher Haskukës

  • 22 March 2018 - 22:01
Super laptopi i Mytaher Haskukës

Shpeshherë Lëvizja Vetëvendosjes është shprehur fuqishëm për luksin e tepruar të pushtetarëve të cilët e bëjnë me paratë e qytetarëve të Kosovës. Por, një kryetar komune i kësaj partie dëshiron që të ndihet super komod në zyrën e tij.

Ulet në karrigen e njëjtë në të cilën ka kaluar disa vite Ramadan Muja. Por, Mytaher Haskuka, i cili u zgjodh kryetar i Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, dëshiron që ta ketë kompjuterin më të mirë se të ish kryetarit Muja.

950 euro i kushtoi Komunës së Prizrenit një llaptop që u ble për kryetarin Haskuka, nëpërmjet procedurave tenderuese.

Për blerjen e këtij lloptopi ishin ndarë fiks 1000 euro. Sipas njoftimit për dhënie te kontratës, zyra e prokurimit ka pranuar tri oferta. Ndërsa, tenderin e ka fituar kompania nga Prizrenit, “ IT- MARKET“ me pronarë, Levent Kurdali.

Firma e llaptopit nuk është cekur se çfarë është, por, sipas njoftimit për dhënie të kontratës ai ka kushtuar fiks 950 euro.

Ndërkaq, pronari i kompanisë ku u ble lloptopi shfaqej i entuziazmuar në kohën kur Haskuka e fitoi Komunën e Prizerenit. 

Image
Image

 

(Kosova Sot)