Momenti dramatik kur piloti shpëton me parashutë nga aksidenti që vrau kolegun e tij (Foto)

  • 23 March 2018 - 08:50
Momenti dramatik kur piloti shpëton me parashutë nga aksidenti që vrau kolegun e tij (Foto)

Disa fotografi të jashtëzakonshme të publikuara nga mediat britanike tregojnë momentin kur një pilot i një aeroplani të forcave ajrore kishte aktivizuar sistemin e katapultimit për t’u hedhur me parashutë nga avioni që shpërtheu në tokë

Piloti David Stark shpëtoi përmes kësaj metode, por këtë fat nuk e pati edhe inxhinieri Jonathan Bayliss që u vra në këtë aksident, kur avioni Hawk T1 u përplas dy minuta pas ngritjes në ajër.

Avioni i përkiste divizionit të ‘Shigjetave të Kuqe’ që merret me akrobacione në kuadër të forcave ajrore britanike.

Fotografitë i kishte bërë një 50 vjeçar që po shikonte spektaklin që u ndërpre tragjikisht nga rrëzimi i aeroplanit që thuhet të jetë shkaktuar nga një përplasje mes avionit dhe një turme zogjsh. 

Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)